Holanda ndjek hapat e Gjermanisë në luftën ndaj emigracionit ilegal, lajmëron kontrolle në kufijtë tokësorë nga muaji i ardhshëm

Holanda ndjek hapat e Gjermanisë në luftën ndaj emigracionit ilegal, lajmëron kontrolle në kufijtë tokësorë nga muaji i ardhshëm

Holanda do të vendosë kontrolle në kufijtë e saj tokësorë nga 9 dhjetori, tha të hënën një zëdhënës i Ministrit të Migracionit Marjolein Faber, duke konfirmuar një raport të mëparshëm të agjencisë holandeze të lajmeve ANP.

Kontrollet mbi kufijtë do të jenë me vendet e tjera në zonën Shengen të BE-së dhe janë caktuar të zgjasin gjashtë muaj.

Ato janë ndërmarrë si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj migracionit të propozuar nga koalicioni i krahut të djathtë të udhëhequr nga partia PVV e Geert Wilders.

Masa për rritjen e kontrolleve u lajmërua fillimisht nga Gjermania fqinje, e cila e vuri menjëherë në zbatim.

MARKETING