Historike!!! Lara Colturi e jashtëzakonshme, renditet e dyta në garën e Kupës së Botës zhvilluar në Austri

Historike!!! Lara Colturi e jashtëzakonshme, renditet e dyta në garën e Kupës së Botës zhvilluar në Austri

Skiatorja shqiptare Lara Colturi është renditur në vendin e dytë në garën e sllallomit për femra, zhvilluar sot në pistën austriake të Gurgl.

Ky është rezultati më i mirë në karrierën e skiatores 18-vjeçare shqiptare, që arrin të ngjitet për herë parë në podiumin e një gare të Kupës së Botës.

Në këtë garë morën pjesë 75 konkurrente dhe Colturi bëri një paraqitje te jashtëzakonshme, duke u renditur vetëm pas një ikone si Mikaela Shiffrin. Pas dy zbritjeve, Colturi dha kohën e përgjithshme 1’40”77, vetëm 55 të mijëtat pas amerikanes Shiffrin (1’40’22), që doli fituese e kësaj gare.

Pas zbritjes së parë, Colturi dha kohën 51”69, duke u renditur në vendin e katërt, ndërsa në zbritjen e dytë realizoi kohën 49”08, duke rikuperuar dy pozicionte dhe e mbyll garën në vendin e dytë. Një rezultat historik për Colturi dhe për sportin shqiptar, që kurrë nuk ka arritur në nivele të tilla.

Kjo ishte gara e tretë sezonale për skiatoren e re shqiptare (italiane por me nënshtetësi shqiptare), e cila është në vitin e tretë në garat e Kupës së Botës. Paraqitjet e saj kanë ardhur në përmirësim nga sezoni në sezon dhe tashmë vjen ky podium i shumëpritur dhe i merituar, duke grumbulluar pikë të rëndësishme.

MARKETING