Hill bëhet i “gjallë”, mirëpret arrestimin “fallco” të Radoiçiqit: Jemi në drejtimin e duhur

Hill bëhet i “gjallë”, mirëpret arrestimin “fallco” të Radoiçiqit: Jemi në drejtimin e duhur

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka përshendetur arrestimin e Milan Radijoçiqit dhe fillimin e tërheqjes së trupave serbe përgjatë kufirit më Kosovën. Hill ka thënë se problemi mes dy vendeve nuk është ushtarak por politik.

Hill për median serbe “Tanjug”, tha se tani gjerat po shkojnë në drejtimin e duhur.

“Nuk ka dyshim se ka pasur një tërheqje të një pjese më të vogël të trupave dhe se në këtë kuptim gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Mund të them gjithashtu se kemi konfirmim për uljen e numrit të trupave. Problemi këtu nuk është ushtarak, por politik”, tha Hill

Po ashtu Hill ka thënë se prezenca e shtuar e trupave ushtarake të Serbisë afër kufirit me Kosovën ka qenë shqetësuese për SHBA-të.

MARKETING