Hez’bollahu konfirmon vde’kjen e komandantit ushtarak Ibrahim Aqil në sul;min ajror izraelit në Bejrutin jugor
Hezbollahu të premten vonë konfirmoi se komandanti i tij i lartë ushtarak Ibrahim Aqil u vra në sulmin ajror izraelit në periferinë jugore të Bejrutit, transmeton Anadolu.
Grupi i rezistencës libaneze e quajti Aqilin si një nga “udhëheqësit e tij kryesorë, i cili u martirizua në rrugën për në Kuds”, duke iu referuar luftës së grupit në mbështetje të rezistencës palestineze që po përballet me sulme izraelite në Rripin e Gazës.
Sulmi ajror vrau të paktën 14 persona dhe plagosi 66 të tjerë, me nëntë në gjendje kritike, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.
Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve tha se sulmi goditi një apartament në një ndërtesë banimi në zonën Jamous.
Ushtria izraelite konfirmoi se kishte vrarë Aqilin, së bashku me komandantët e lartë nga forcat elitare të grupit Radwan.
Sulmi ishte i treti nga Izraeli në periferinë jugore që kur filloi një valë e vazhdueshme armiqësish gati një vit më parë.
Sulme të mëparshme kanë rezultuar në vrasjen e zëvendësshefit të byrosë politike të Hamasit Saleh al-Arouri më 2 janar dhe vrasjen e liderit të shquar të Hezbollahut, Fuad Shukr, më 30 korrik.
Sulmi ajror ndodhi në mes të një valë të re të përshkallëzimit izraelit në Liban, me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant që njoftoi të enjten se konflikti me Hezbollahun ka hyrë në “një fazë të re”.