Harris pohon se “Trumpi është fashist”

Harris pohon se “Trumpi është fashist”

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris është pajtuar gjatë një interviste së fundmi se kundërkandidati i saj republikan, Donald Trump është një fashist, duke e cilësuar atë madje edhe si një autokrat të mundshëm që mund të ketë vizione autoritare nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Zëvendëspresidentja e SHBA-së ka folur në një intervistë me Charlamagne Tha God, një drejtues radioje me ndikim, e cila arrin një audiencë kryesisht afro-amerikane, prej 8 milionë dëgjuesish në muaj.

Biseda ndodhi gjatë një ndalese fushate në Detroit, qendra e një beteje midis dy kandidatëve për shtetin e Miçiganit, raporton The Guardian.

Duke paraqitur opsionet elektorale, Harris fillimisht ishte e kujdesshme, duke i thënë drejtuesit të radios se votuesit në zgjedhjet e 5 nëntorit “kanë dy zgjedhje … dhe janë dy vizione shumë të ndryshme për kombin tonë”.

Charlamagne atëherë e shtyu atë të bënte një kthesë, duke deklaruar: “Tjetra ka të bëjë me fashizmin. Pse nuk mund ta themi këtë?

Harris u përgjigj menjëherë: Po, mund ta themi këtë.

Është hera e parë që Harris ka miratuar publikisht përdorimin e fjalës fashist për të përshkruar Trumpin dhe planin e tij për qeverisje.

MARKETING