Haradinaj uron Izraelin për Pavarësinë, festojmë edhe heqjen e vizave

Haradinaj uron Izraelin për Pavarësinë, festojmë edhe heqjen e vizave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Izraelin për shënimin e Ditës së Pavarësisë, ai ka marrë pjesë në ndejën e organizuara nga ambasada izraelite në Kosovë.

MARKETING

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se sot nuk festojnë vetëm miqësinë mes dy popujve, por edhe shkuarjen e kosovarëve pa viza në Izrael.
“Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi në një moment vendimtar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona”.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë së Shtetit të Izraelit, festojmë jo vetëm miqësinë mes dy popujve tanë, por edhe një arritje të re, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, një akt që konfirmon raportet gjithnjë e më të ngushta dhe të shkëlqyera mes nesh! Urime Dita e Pavarësisë, Izrael”, ka thënë Haradinaj.

MARKETING