Hamasi zhvillon konsultime me grupet palestineze mbi propozimin e Witkoffit për armëpushim

Hamasi zhvillon konsultime me grupet palestineze mbi propozimin e Witkoffit për armëpushim

Hamasi tha sot se po zhvillon konsultime me grupet palestineze mbi propozimin e fundit për armëpushim që mori nga i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, transmeton Anadolu.

Hamasi po “zhvillon konsultime me fraksionet palestineze në lidhje me propozimin e armëpushimit që mori së fundmi nga z. Witkoff përmes ndërmjetësve”, tha grupi në një njoftim të shkurtër për shtyp, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Hamasi konfirmoi të enjten se ka marrë një propozim të ri nga ndërmjetësuesit për një armëpushim të ri në Gaza dhe një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve.

Pas njoftimit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se e ka pranuar draftin e Witkoffit për armëpushimin.

Plani 13-pikësh i SHBA-së parasheh një armëpushim 60-ditor, lirime të ndërsjella të pengjeve dhe të burgosurve, dhe bisedime të strukturuara mbi të ardhmen e Gazës, së bashku me lirimin nga Hamasi të dhjetë robërve të gjallë izraelitë dhe mbetjeve të 18 të tjerëve në dy faza, sipas mediave izraelite dhe amerikane dhe burimeve palestineze.

MARKETING