Hamasi: Vazhdojnë përleshjet me forcat izraelite në veri të Gazës

Hamasi: Vazhdojnë përleshjet me forcat izraelite në veri të Gazës

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin al-Qassam, njoftuan se vazhdojnë përleshjet në shumë rajone në veri të Rripit të Gazës, i cili është i bllokuar nga ushtria izraelite, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë thuhet se forcat izraelite u vunë në shënjestër në Beit Hanoun, që ndodhet në verilindje të Gazës dhe një buldozer që i përkiste forcave të ushtrisë u bë i papërdorshëm.

Po ashtu thuhet se dy zona ushtarake rreth Gazës janë sulmuar me raketa.

Në llogaritë e Telegramit të lidhura me Brigadat al-Qassam, më 29 tetor u publikua një imazh i përleshjeve të dhunshme me forcat izraelite në Portën Kufitare Beit Hanoun-Erez në veriperëndim të Gazës.

Brigadat al-Qassam sot njoftuan se shkatërruan 3 automjete ushtarake izraelite në pika të ndryshme të Gazës dhe se 1 ushtar izraelit u vra në konflikt.

MARKETING