Hamasi mirëpret tërheqjen e Trumpit nga plani i zhvendosjes masive të Gazës

Grupi palestinez Hamas përshëndeti të enjten një deklaratë të presidentit amerikan Donald Trump që tregon një tërheqje të dukshme nga plani i propozuar i tij i zhvendosjes së palestinezëve nga Rripi i Gazës i shkatërruar nga lufta.
Të mërkurën, Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë meTaoiseach-un (Kryeministrin)e Irlandës Micheal Martin, tha se “askush nuk po dëbon asnjë palestinez nga Gaza” duke iu përgjigjur një pyetjeje.
“Nëse deklaratat e presidentit amerikan Trump përfaqësojnë një tërheqje nga e gjithë ideja e zhvendosjes së njerëzve të Rripit të Gazës, ato janë të mirëpritura”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem.
“Ne bëjmë thirrje për forcimin e këtij pozicioni duke e detyruar okupimin (izraelit) të zbatojë të gjitha kushtet e marrëveshjeve të armëpushimit (Gaza)”, shtoi ai.
Zëdhënësi i Hamasit i kërkoi Trumpit të përmbahet nga “përafrimi me vizionin e së djathtës ekstreme sioniste” kundër palestinezëve dhe tokës së tyre.
Komentet e Trumpit erdhën pasi ministri i Financave i ekstremit të djathtë të Izraelit Bezalel Smotrich tha të dielën se Tel Avivi do të hapte një zyrë të re “Autoriteti i Emigracionit” nën Ministrinë e Mbrojtjes për ta menaxhuar zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga Gaza, sipas raporteve të shumta të mediave.
Një samit arab dhe takimi i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në fillim të marsit miratuan një plan gjithëpërfshirës arab për të rindërtuar Gazën pa zhvendosur banorët e saj palestinezë. Plani pritet të marrë pesë vjet për t’u përfunduar, me një kosto të vlerësuar prej rreth 53 miliardë dollarë.
Propozimi arab erdhi pas planit të Trumpit për të “marrë në dorë” Gazën dhe rivendosjen e palestinezëve për ta kthyer territorin në një destinacion turistik. Ideja u hodh poshtë nga bota arabe dhe shumë vende të tjera, të cilët thanë se kjo përbën spastrim etnik.