Hamasi i dorëzon Kryqit të Kuq trupin e një pengu tjetër izraelit

Hamasi i dorëzon Kryqit të Kuq trupin e një pengu tjetër izraelit

Hamasi ia dorëzoi mbetjet mortore të një pengu izraelit Kryqit të Kuq të hënën në mbrëmje sipas marrëveshjes së armëpushimit, tha ushtria, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se arkivoli është transferuar te Kryqi i Kuq dhe është në rrugë për te trupat izraelite në Rripin e Gazës.

Hamasi më parë tha se do të dorëzonte trupin e një robi tjetër izraelit sipas marrëveshjes së armëpushimit, pasi të nxirrej nga rrënojat.

Hamasi tashmë ka liruar 20 pengje izraelitë të gjallë dhe ka dorëzuar mbetjet e 13 robërve të tjerë në këmbim të gati 2.000 të burgosurve palestinezë sipas marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi midis Izraelit dhe Hamasit më 10 tetor, bazuar në një plan me faza të paraqitur nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Që nga tetori i vitit 2023, lufta gjenocidale e Izraelit ka vrarë më shumë se 68.000 njerëz dhe ka plagosur më shumë se 170.000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

MARKETING