Hamasi i dorëzon Kryqit të Kuq të gjitha pengjet e gjalla në Rripin e Gazës

Hamasi i dorëzon Kryqit të Kuq të gjitha pengjet e gjalla në Rripin e Gazës

Hamasi ka liruar të gjitha pengjet izraelite duke i dorëzuar 13 pengjet izraelite Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në pikën e dytë të dorëzimit në Gaza sipas marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve, transmeton Anadolu.

Sipas televizionit shtetëror izraelit, KAN, Hamasi ia dorëzoi pengjet izraelite Kryqit të Kuq në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës.

Me dorëzimin e 13 pengjeve izraelite nga Hamasi te Kryqi i Kuq, theksohet se janë liruar të gjitha 20 pengjet izraelite të gjallë në Rripin e Gazës.

Rreth orës 8:00 të mëngjesit, Hamasi ia dorëzoi shtatë të burgosur izraelitë Kryqit të Kuq. Ushtria izraelite njoftoi se të burgosurit ishin marrë në dorëzim nga Kryqi i Kuq dhe kishin kaluar kufirin.

MARKETING