Hamasi bën të ditur emrat e tre robërve izraelitë që do të lirohen nesër

Hamasi bën të ditur emrat e tre robërve izraelitë që do të lirohen nesër

Krahu i armatosur i grupit palestinez Hamas i bëri të ditura emrat e tre robërve izraelitë që do të lirohen nesër, si pjesë e grupit të pestë të shkëmbimit të të burgosurve me Izraelin, raporton Anadolu.

Në një deklaratë të shkurtër, zëdhënësi i Brigadave Al-Qassam, Abu Obaida, tha se grupi i tij do të lirojë “tre të burgosur” të shtunën.

Ai i identifikoi ata si Or Levy, Eliyahu Sharabi dhe Ohad Ben Ami.

Kujtojmë se më 19 janar hyri në fuqi faza e parë gjashtëjavore e marrëveshjes së armëpushimit dhe e shkëmbimit të të burgosurve midis Hamasit dhe Izraelit, duke ndalur luftën gjenocidale të Tel Avivit që ka vrarë mbi 47.500 palestinezë dhe ka plagosur më shumë se 111.500 të tjerë që nga tetori i vitit 2023.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​urdhra arresti në nëntor të vitit të kaluar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën e tij në enklavë.

MARKETING