Halkbank me donacion prej 50 mijë eurove për të prekurit nga tragjedia në Koçan

Nga Halkbank kanë njoftuar se kanë dhuruar 50 mijë euro për të prekurit nga tragjedia në Koçan.
“Në këto kohë të vështira, shprehim solidaritetin tonë me të gjithë të prekurit nga tragjedia.
Me një donacion prej 50.000 euro të dhëna në fondin e posaçëm të Kryqit të Kuq të Maqedonisë, japim mbështetje për familjet e viktimave dhe të lënduarve.
Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen tragjike të jetëve të reja në Koçan…
Mendimet tona janë edhe me të lënduarit, të cilëve u urojmë shërim të plotë dhe forcë në këto momente të vështira”, thuhet në njoftimin e Halkbank.