Gushti i 2025 regjistrohet si muaji i tretë më i nxehtë në nivel global

Gushti i vitit 2025 është regjistruar si gushti i tretë më i nxehtë në botë ndërsa gjatë kësaj periudhe shënoi valë të nxehta dhe zjarre në pyje në Evropën Jugperëndimore. Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S), sistemi i monitorimit satelitor i Bashkimit Evropian (BE), publikoi të dhëna mbi temperaturat mesatare globale të sipërfaqes dhe detit për gushtin.
Sipas të dhënave, gushti i vitit 2025 ishte gushti i tretë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në aspektin e temperaturave mesatare globale. Temperatura mesatare e sipërfaqes në këtë muaj ishte 16.6 gradë Celsius.
Temperaturat mesatare në fjalë u shënuan 0.49 gradë Celsius mbi mesataren e gushtit nga viti 1991 deri në vitin 2020 dhe 1.29 gradë Celsius mbi mesataren për periudhën para-industriale. Muaji në fjalë ishte 0.22 gradë Celsius më i ftohtë se gushtët rekordthyes të viteve 2023 dhe 2024.
Temperatura mesatare globale 12-mujore për periudhën shtator 2024-gusht 2025 u mat 0.64 gradë Celsius për periudhën 1991-2020 dhe 1.52 gradë Celsius mbi mesataren për periudhën para-industriale.
Temperatura mesatare e tokës në Evropë ishte 19.46 gradë Celsius muajin e kaluar
Muajin e kaluar, temperatura mesatare e tokës në Evropë ishte 19.46 gradë Celsius, duke shënuar 0.3 gradë Celsius mbi mesataren 1991-2020. Në Evropë, temperaturat më të dukshme mbi mesataren u përjetuan në vendet e Evropës Perëndimore. Gadishulli Iberik dhe Franca jugperëndimore u prekën rëndë nga valët e nxehtësisë. Jashtë Evropës, temperaturat ishin më mbi mesataren në Siberi, disa pjesë të Antarktidës, Kinë, Gadishullin Korean, Japoni dhe Lindjen e Mesme.
Temperatura mesatare e sipërfaqes së detit arriti në 20.82 gradë Celsius muajin e kaluar
Temperatura mesatare e sipërfaqes së detit arriti në 20.82 gradë Celsius muajin e kaluar, duke shënuar temperaturën e tretë më të lartë të regjistruar ndonjëherë.
Zëvendësdrejtoresha e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike “Copernicus”, Samantha Burgess tha se “Evropa Jugperëndimore përjetoi valën e tretë të madhe të të nxehtit të verës dhe u përjetuan zjarre të jashtëzakonshme pyjore që shoqëruan këtë”.
Burgess tha se oqeanet në mënyrë të pazakontë vazhdojnë të jenë të ngrohta ndërsa theksoi nevojën urgjente për të zvogëluar emetimet dhe për t’u përshtatur me ngjarjet ekstreme klimatike.