Franca akuzon Rusinë: Po rrezikon sigurinë globale të ushqimit

Franca akuzon Rusinë: Po rrezikon sigurinë globale të ushqimit

Franca ka akuzuar Rusinë se ka vënë qëllimisht në rrezik sigurinë globale të ushqimit pasi sulmet me dron rus dëmtuan infrastrukturën në një port ukrainas në Danub jetik për eksportet e drithërave.
“Rusia po vë edhe një herë qëllimisht në rrezik sigurinë globale ushqimore duke shkatërruar infrastrukturën thelbësore të eksportit të grurit”, tha të mërkurën Ministria e Jashtme franceze, shkruan Al Jazeera.

Në deklaratë thuhej ndër të tjera se Moska ndjek vetëm interesat e saj në kurriz të popullatave më të cenueshme dhe rrit çmimet të produkteve bujqësore.

MARKETING