Greqi, regjistrohen tre lëkundje tërmetesh brenda një ore në Kretë

Greqi, regjistrohen tre lëkundje tërmetesh brenda një ore në Kretë

Tre tërmete të njëpasnjëshme janë regjistruar këtë të premte në Kretë. Tërmetet janë regjistruar brenda një ore.

Fillimisht u regjistruar një lëkundje tërmeti, 2.4 ballë e shkallës Ruhter, 4 km në jugperëndim të Paleochora Chania, me një thellësi prej 20.1 km.

Tërmeti i dytë ishte me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter, në jugperëndim të Tsoutsouros Heraklion, me një thellësi 8.2 km.

Ndërsa tërmeti i tretë u regjistrua me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter.

MARKETING