Grenell ‘tallet’ me takimin e Ohërit: Askush nuk e nënshkroi ‘marrëveshjen’

Grenell ‘tallet’ me takimin e Ohërit: Askush nuk e nënshkroi ‘marrëveshjen’

Ish-emisari i posaçëm i SHBA’së për bisedime Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, mbi marrëveshjen mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vucic, e arritur në Ohër, por që nuk u nënshkrua nga palët, e për këtë Grenell ka ngritur dyshime, shkruan Gazeta Metro.

Grenell ka thënë se askush nuk e ka nënshkruar marrëveshjen, kështu duke mos e cilësuar si marrëveshje.
”Askush nuk e nënshkroi ”marrëveshjen”, ka replikuar Grenell.

”Seriozisht.”, shprehet Grenell përmes një cicërime në twitter, duke rishpërndarë deklaratën e Blinkenit i cili e kishte përshëndetur arritjen e kësaj ujdie mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë edhe pse kjo marrëveshje pa nënshkrimi e palëve.

MARKETING