“Gratë dhe fëmijët në Gaza vuajnë rreth 60 për qind të lëndimeve”

“Gratë dhe fëmijët në Gaza vuajnë rreth 60 për qind të lëndimeve”

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se gratë dhe fëmijët në Gaza po vuajnë afërsisht 60 për qind të lëndimeve që vijnë nga bombardimet e vazhdueshme izraelite në rajon, raporton Anadolu.

Yusuf Abu al-Reesh, zv/ministër i shëndetësisë në Gaza, tha për Anadolu: “60 për qind e lëndimeve të shkaktuara nga sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë prekur gratë dhe fëmijët”.

Duke denoncuar gjendjen e vështirësuar nën standardet e kujdesit mjekësor në enklavën e bllokuar, ai shtoi: “Të gjithë shtretërit e spitaleve janë shfrytëzuar, ndërsa medikamentet dhe mjetet mjekësore janë në përfundim e sipër”.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite kanë nisur një fushatë të fuqishme ushtarake kundër Gazës, në përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi të shtunën kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit, një sulm i befasishëm i shumëanshëm duke përfshirë një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit, për të cilin Hamasi tha se ishte në hakmarrje për sulmin ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhuna në rritje e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Në përgjigje të veprimeve të Hamasit, ushtria izraelite nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër objektivave të Hamasit brenda Gazës. Përgjigja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një bllokadë të rreptë që nga viti 2007.

MARKETING