Google tregoi se si duket modaliteti desktop i Android 16

Modaliteti desktop origjinal për Android, i shumëpritur prej kohësh, më në fund po vjen me Android 16, dhe kompania Google e ka njoftuar dhe treguar shkurt gjatë konferencës së saj I/O.
MARKETING
Ky mod desktop për Android është zhvilluar në bashkëpunim me Samsung, një hap logjik duke pasur parasysh përvojën e kompanisë koreano-jugore me sistemin e saj DeX, i cili u prezantua për herë të parë me serinë Galaxy S8 në vitin 2017.
Ky mod desktop për Android i ngjan Chrome OS-it, me një rresht aplikacionesh të fiksuara në shiritin e detyrave (taskbar), ku shfaqen disa nga aplikacionet e Google si Gmail, Chrome, YouTube dhe Google Photos.
Ndërfaqja përfshin funksione të avancuara për menaxhimin e dritareve, dhe Google ka konfirmuar gjithashtu se aplikacionet adaptive do të shkallëzohen automatikisht për të funksionuar në modin desktop, si dhe në Android Automotive dhe Android XR.