Google prezanton një opsion të ri për kërkim me AI

Google prezanton një opsion të ri për kërkim me AI
Pas debutimit në konferencën I/O 2025, Google ka nisur testimin e funksionit të ri të quajtur “Search Live” në modalitetin AI të aplikacionit të tyre, raporton 9to5Google

Nëse ky opsion aktivizohet, aplikacioni Google do të shfaqë nën shiritin e kërkimit një formë valëzuese me një yll, që zë vendin e shkurtorit për Google Lens. Një mënyrë tjetër për ta aktivizuar “Search Live” është përmes një butoni të ri rrethor, që gjendet në të djathtë të kutisë së tekstit gjatë bisedave në AI Mode.

MARKETING

Ndërfaqja mbulon tërë ekranin dhe ofron stil të ndriçuar apo të errët, me logo-n e re “G” në qoshen e sipërme të majtë. Janë prezente valë të harkuara në ngjyrat Google, ndërsa butonat në formë “pilule” ofrojnë opsionet “Mute” dhe “Transcript”.

Pasi të vendosni një pyetje, “Search Live” do t’ju shfaqë një karusel të faqeshve të internetit që janë përdorur për të ndërtuar përgjigjen, të cilin e mund të lëvizni me rrëshqitje. Google gjithashtu mund t’ju kërkojë pyetje shtesë për të saktësuar kërkimin, teksa ju jeni të lirë të vazhdoni dialogun .

Ju mund të largoheni nga aplikacioni i Google-it dhe të vazhdoni bisedën në sfond, por momentalisht nuk është aktivizuar opsioni i kamerës që lejon transmetim video. Është e njëjta metodë që Gemini Live përdori fillimisht me zërin përpara se të aktivizonte ndarjen e kamerës .

Funksioni “Search Live” po shpërndahet aktualisht për aplikacionet Google në Android dhe iOS. Nëse ende nuk ka arritur tek ju, prisni pak dhe do të shfaqet së shpejti.

MARKETING