Google Drive shton Google Vids për redaktime të shpejta të videove

Google Drive po bëhet gjithnjë e “më miqësor” me videot, duke prezantuar Google Vids, një mjet bazik për editim video direkt në cloud për përdoruesit e disa domain-eve Workspace.
Një ikonë e purpurt e Google Vids do të shfaqet në këndin e sipërm të djathtë kur hapet një video, duke lejuar prerjen e saj, shtimin e muzikës, tekstit dhe elementëve të tjerë vizualë.
Puna e bërë në Google Vids krijon një skedar të ri, që do të duhet të ruhet ose eksportohet veçmas.
Aktualisht, funksioni është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e Workspace, duke përjashtuar llogaritë falas të Google Drive.
Integrimi do të fillojë të shfaqet brenda 15 ditëve për përdoruesit e kualifikuar.
Edhe pse më i përshtatshëm për desktop, shfletuesit mobilë mund të realizojnë disa editime të shpejta me kujdes.
Ky hap i fundit tregon përpjekjet e Google për të ofruar një përvojë më të plotë video direkt në cloud.