Google Chrome do të shfaqë vlerësime të inteligjencës artificiale të dyqaneve online

Google Chrome do të shfaqë vlerësime të inteligjencës artificiale të dyqaneve online

Bëhet fjalë për një funksion të mbështetur nga teknologjia e inteligjencës artificiale, i cili mundëson shfaqjen e komenteve (recensioneve) për dyqanet online, me qëllim që blerja të jetë “më e sigurt dhe më efikase”.

Funksioni është i disponueshëm duke klikuar në ikonën që ndodhet në të majtë të adresës së faqes në shfletues.

Klikimi krijon një dritare pop-up, e cila jep informacion mbi reputacionin e përgjithshëm të dyqanit, si dhe ofron të dhëna për cilësinë e produkteve, çmimet, shërbimin ndaj klientit dhe politikën e kthimeve.

Këto dritare pop-up krijohen nga AI duke analizuar komentet e përdoruesve nga partnerë të ndryshëm, përfshirë Reputation.com, Reseller Rating, ScamAdviser, Trustpilot dhe disa të tjerë.

Për momentin, funksioni është i disponueshëm vetëm për blerësit në SHBA, dhe gjuha e vetme e mbështetur është anglishtja.

Po ashtu, aktualisht është i kufizuar vetëm për shfletuesit në kompjuterë desktop. Nuk ka ende konfirmim nëse ky funksion do të jetë i disponueshëm edhe në pajisje mobile.

Funksioni i ri pritet të ndihmojë Google-in që të konkurrojë me Amazon-in, i cili tashmë përdor inteligjencën artificiale për të përmbledhur vlerësimet e produkteve dhe të ngjashme.

Ky është vetëm hapi më i fundit që kompania ka ndërmarrë për të integruar AI-në në përvojën e blerjes.

Kohët e fundit, Google ka prezantuar mundësinë e provës virtuale të veshjeve dhe kozmetikës, dhe po zhvillon mjete për ofrimin e rekomandimeve të personalizuara për produkte, si dhe ndjekjen e përmirësuar të çmimeve.

 

MARKETING