Gjysmë milioni njerëz në alarm! Tajfuni i fuqishëm kërcënon Vietnamin, evakuime masive dhe anulime fluturimesh

Gjysmë milioni njerëz në alarm! Tajfuni i fuqishëm kërcënon Vietnamin, evakuime masive dhe anulime fluturimesh

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se garancitë e sigurisë “duhet t’i nënshtrohen konsensusit” pasi aleatët e Ukrainës u takuan më parë këtë javë për të diskutuar mbrojtjet.

Sipas parashikimeve të motit, stuhia po sjell tashmë erëra deri në 166 km/h dhe pritet të forcohet edhe më shumë përpara se të godasë tokën të hënën në mëngjes.

Banorët e provincave qendrore si Thanh Hoa, Quang Tri, Hue dhe Da Nang janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Fluturimet janë anuluar dhe të gjitha anijet janë ndaluar të dalin në det. Stuhia po kalon pranë ishullit Hainan në Kinë, ku agjencia kombëtare e motit ka parashikuar deri në 320 mm reshje.

Sipas BBC Weather, edhe pse Kajiki mund të dobësohet pasi të hyjë në territorin vietnamez, do të sjellë ende erëra deri në 200 km/h dhe reshje të dendura prej 300-400 mm. Pranë zonave bregdetare priten dallgë të larta nga 2 deri në 4 metra.

Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të mos dalin jashtë pas orës 14:00 të dielën. Forcat ushtarake janë angazhuar për të ndihmuar në evakuime dhe përballimin e emergjencës.

“Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe nuk është e sigurt për asnjë mjet apo strukturë si anijet turistike, peshkimi apo fermat detare,” tha Ministria e Bujqësisë dhe Mjedisit për agjencinë AFP. Vietnam Airlines ka anuluar të paktën 22 fluturime nga dhe drejt qyteteve qendrore të dielën dhe të hënën.

Zyrtarët kanë frikë se ky tajfun mund të jetë po aq shkatërrues sa ai Yagi në shtatorin e kaluar, i cili mori jetën e qindra personave në rajon, përfshirë 300 vetëm në Vietnam.

MARKETING