Gjykata Kushtetuese i hap rrugë zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga Lista Serbe

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga Lista Serbe

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zgjedhja e Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb nuk është bërë në përputhje me dispozitat kushtetuese. Gjykata ka sqaruar se e drejta për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë i takon grupit parlamentar që ka numrin më të madh të deputetëve brenda atij komuniteti, në këtë rast i takon Listës Serbe e cila kontrollohet drejtpërdrejt nga Beogradi. Nenad Rashiq ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës më 10 tetor 2025, me mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkohë, nëntë kandidatët e propozuar nga Lista Serbe nuk arritën të sigurojnë votat e nevojshme, çka i hapi rrugë propozimit dhe zgjedhjes së Rashiqit në këtë pozitë. /SHENJA/

MARKETING