Gjuriq: Asociacioni është kusht për vazhdimin e bisedimeve me Kosovën
Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është “kusht i të gjitha kushteve” për të vazhduar bisedimet me Kosovën dhe për të arritur një zgjidhje përfundimtare.
Gjuriq, i cili ka qenë drejtues i Zyrës Serbe për Kosovën, tha për televizionin Pink se Asociacioni nuk është më objekt negociatash, sepse siç tha ai “është dakorduar dhe nënshkruar në Bruksel”.
Në “2013 është nënshkruar dhe konfirmuar në vitin 2015, kur janë miratuar parimet për formimin e Asociacionit ”, tha Gjuriq.
Ai tha se është “plotësisht e qartë” se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “dëshiron të shmangë me çdo kusht diskutimin për Asociacionin” dhe se është “plotësisht e qartë” se shumë partnerë evropianë nuk e kanë mbështetur Asociacionin, por se “Moment i ri” është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot “shkojnë shumë më larg se vendet evropiane në mbrojtjen dhe shtyrjen e idesë së Asociacionit”.
“Përfundimi është se Amerika tani po e vendos Asociacionin në tavolinë dhe po thotë: Kjo duhet të zbatohet”, shtoi ai.
I dërguari i Beogradit në Washington poashtu deklaroi se ishte “magjepsur nga shkalla në të cilën një numër i mirë i aktorëve politikë (vendas) nxituan të shprehen për diçka për të cilën nuk ka një pasqyrë më të gjerë” – për propozimin evropian për zgjidhjen e problemit të Kosovës, dhe përshëndeti faktin. se presidenti serb Aleksandar Vuçiq “vendosi të dalë para deputetëve dhe të diskutojë këtë temë me deputetët”.