Filloi aksioni për pastrimin e Shkupit, Gjorgjievsk: Larguam nga puna 371 persona, të hetohen keqpërdorimet në Higjienën Komunale
Kryetari i ri i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, filloi aksionin tre-ditor për pastrimin e qytetit. Aksioni synon rikthimin e pastërtisë në rrugë, sheshe dhe hapësira publike, me përfshirjen e shërbimeve komunale dhe qytetarëve, pasi qyteti ishe mbushur me mbeturina. Ai informoi se deri tani janë larguar nga puna 371 persona, për të cilët tha se ose nuk kanë shkuar në punë dhe kanë marrë rrogë ose kanë keqpërdorur vendin e punës, duke bërë thirrje që institucionet të hetojnë keqpërdorimet në Higjienën Komunale.
“Paralajmëruam se do të fillojmë me aksion masiv për pastrimin e kryeqytetit dhe siç mund ta vëreni në vendin ku ndodhemi sot, në parkingun para sallës së sportit “Boris Trajkovski”, ka mbi 100 vetura operative që në 72 orët e ardhshme ta pastrojmë ashtu siç e meriton kryeqyteti ynë, të jetë i pastër. Në mënyrë shtesë, ka edhe 800 individë të cilët janë të përfshirë”, tha Gjeorgjievski.
“Deri tani, janë larguar nga puna nga ndërmarrjet publike gjithsej 371 individë, të cilët ose nuk kanë shkuar në punë, kurse kanë marrë pagë ose sërish kanë kryer keqpërdorim të vendit të tyre të punës, kurse gjithë këtë e kanë paguar qytetarët. Këto aktivitete dhe kontrolle do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Për të gjithë këtë do të informoheni. Në mënyrë shtesë ka një informacion që ka arritur sot te unë, e kompletuar me dokumente kurse ftoj që sonte që institucionet kompetente të veprojnë, dhe ajo është se kanë qenë të angazhuar automjete gjatë periudhës paraprake për pastrim në Higjienën Komunale dhe të njëjtat vetura janë paguar në emër të personave fizik të cilët kanë marrë shërbime intelektuale në vlerë prej 5 deri në 10 mijë euro. Ftoj të përfshihen institucionet përgjegjëse dhe kompetente për këtë dhe ta hetojnë punën. Unë paralajmërova se do të ketë përgjegjësi dhe revizion dhe ja, që sonte, praktikisht, ju informoj edhe ju se tashmë kemi dyshime serioze për shkeljen e ligjeve, veçanërisht në Higjienën Komunale. Në ditët e ardhshme do të shohim se si është gjendja edhe në ndërmarrjet tjera publike”, tha Gjeorgjievski.
Praprakisht në Facebook ai publikoi fotografi nga nisja e aksionit.
“Filloi aksioni i madh për pastrimin e Shkupit! Për 72 orë, metropoli ynë do të marrë freskinë dhe shkëlqimin që meriton. Çdo cep, çdo rrugë, çdo shesh do të pastrohet me përpjekje të përbashkëta. Shkupi do të shkëlqejë – i rregullt dhe dinjitoz, pikërisht ashtu siç duhet të jetë!”, shkroi ai në Facebook.
Në teren me kreun e Shkupit doli edhe kryeministri Hristijan Mickoski.

