Gjobiten 34 shoferë në Tetovë dhe Gostivar për parkim jo të rregullt

Gjobiten 34 shoferë në Tetovë dhe Gostivar për parkim jo të rregullt

SPB Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme (13 gusht), në rajonin Tetovë dhe Gostivar është kryer kontroll i automjeteve dhe shoferëve.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 34 shoferë (TE-21 dhe GV-13) për parkim të parregullt, nga të cilët 22 (TE-6 dhe GV-16) janë ngritur me automjet special Merimangë.

Gjithashtu janë sanksionuar edhe 98 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-46 dhe GV-52).

MARKETING