Gjermania synon të integrojë në tregun e punës pensionistët 63-vjeçar

Gjermania synon të integrojë në tregun e punës pensionistët 63-vjeçar

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, ka deklaruar se ata që dalin në pension në moshën 63-vjeçare duhet të punësohen në punë afatshkurtra, transmeton Anadolu.

Në një intervistë me ‘Funke Mediengruppe’, Lindner argumentoi se pensionistët 63-vjeçar para së gjithash kanë marrë një bonus.

“Ka miliona njerëz që janë të disponueshëm për tregun e punës, por që jetojnë me përfitime sociale. Ne duhet t’i inkurajojmë këta njerëz që të hyjnë në tregun e punës me të paktën një punë me kohë të pjesshme”, tha Lindner.

Duke iu përgjigjur kërkesave të disa ekonomistëve për më shumë orë pune për të ruajtur nivelin e mirëqenies së vendit, Linder tha se “pse nuk krijojmë stimuj që njerëzit të punojnë më gjatë në vend që të financojnë pensionin e tyre në moshën 63-vjeçar”.

Ministri gjerman hodhi poshtë propozimet për një javë pune 4-ditore në vend, duke theksuar se debatet rreth javës 4-ditore të punës nuk do ta ndihmojnë Gjermaninë të financojë standardet e saj sociale dhe normat mjedisore në afat të gjatë.

Aktualisht, mosha e daljes në pension në Gjermani është 65-vjeç, por gradualisht po rritet në 67.

Për t’u kualifikuar për pension në Gjermani, individët duhet të kenë paguar primet e pensionet për të paktën 5 vjet.

E drejta për të dalë në pension në moshën 63-vjeç ishte më parë një rregullore e jashtëzakonshme e prezantuar vetëm për ata që kanë lindur para vitit 1953 gjatë qeverive të mëparshme.

MARKETING