Gjermania, mijëra euro bonuse për të tërhequr punonjësit e kualifikuar

Gjermania, mijëra euro bonuse për të tërhequr punonjësit e kualifikuar

Në përpjekje për të tërhequr sa më shumë punonjës të kualifikuar, kompanitë gjermane janë duke ofruar bonuse të majme.
Kërkesat më të mëdha janë për kujdestarë, personel mjekësor e punonjës laborator. Ata që përzgjidhen marrin jo vetëm një punë, por edhe një bonus solid. Bëhet fjalë për 2000 euro për një pozicion në laboratorin e kateterëve kardiakë, për të cilin sapo është publikuar shpallja, thotë DW. Ideja është të bëhet vendi i punës sa më tërheqës. Kjo nismë nuk përfshin megjithatë vetëm sektorin e kujdesit shëndetësor. Nga teknikët e automekatronikës deri tek montuesit e kuzhinës, punëdhënësit përpiqen të tërheqin duke premtuar bonuse nga 300 deri në 4000 euro.

Platforma e punësimit Indeed tregon se bonuse për ndryshimet e vendeve të punës janë rritur ndjeshëm. Në vitin 2019, nga një milion konkurse pune në këtë platformë, në 3.050 prej tyre janë premtuar edhe pagesa shtesë për të pranuar një vend pune. Ndërsa në vitin 2023, kishte 7.129 konkurse të tilla pune, ku ofrohej pagesa shtesë vetëm për të marrë një vend pune, që është dyfishi i vitit 2019.
Kjo, sipas ekspertëve, mund të shpjegohet me një pasqyrë të gjendjes së tregut të punës, i cili ka vazhduar të zhvillohet në favor të punonjësve. Sipas Institutit për Tregun e Punës dhe Kërkimeve Profesionale, aktualisht ka rreth 1.7 milionë vende të lira pune në Gjermani. Ndërsa rreth 2.6 milionë njerëz janë të regjistruar si të papunë.

MARKETING