Gjermani, ministrja e Ekonomisë quan “sfiduese” marrëveshjen tregtare SHBA-BE

Gjermani, ministrja e Ekonomisë quan “sfiduese” marrëveshjen tregtare SHBA-BE

Ministrja gjermane e Ekonomisë, Katherina Reiche, deklaroi sot se marrëveshja për tarifat, e arritur mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përbën një sfidë për eksportuesit gjermanë.

“Marrëveshja, me një tarifë bazë prej 15%, është padyshim diçka që do të na sfidojë, por ana pozitive është se ajo ofron siguri”, tha Reiche gjatë një vizite në një fabrikë kimike në Leuna, në Gjermaninë lindje të Gjermanisë.

“Ajo që është e drejtë dhe e rëndësishme është se disa sektorë janë përjashtuar. Për të tjerët do të nevojiten përshtatje”,  shtoi ajo.

Reiche theksoi se Gjermania ka kontribuar aktivisht në negociata dhe ka mbrojtur sektorët kryesorë të tillë si industria automobilistike, farmaceutika, inxhinieria mekanike dhe e impianteve, bujqësia dhe industria e aviacionit.

Ajo nënvizoi rëndësinë e qartësimit të shpejtë të detajeve të zbatimit dhe nevojën për t’u mbështetur në angazhimet përfundimtare.

MARKETING