Gjeorgji, 298 të arre’stuar dhe 143 policë të plag’osur në protestat kundër pezullimit të negociatave me BE-në

Gjeorgji, 298 të arre’stuar dhe 143 policë të plag’osur në protestat kundër pezullimit të negociatave me BE-në

Rreth 298 persona janë arrestuar dhe 143 pjesëtarë policie janë plagosur gjatë ditëve të demonstratave në kryeqytetin e Gjeorgjisë Tbilisi, tha Aleksandre Darakhvelidze, zëvendësministri i Brendshëm i vendit, transmeton Anadolu.

Darakhvelidze tha se disa protestues që morën pjesë në demonstratat para parlamentit kanë ushtruar dhunë kundër policisë, duke shtuar se një hetim është duke u zhvilluar.

Në lidhje me zhvillimet e fundit rreth zgjedhjeve të kontestuara dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE, kryeministri Irakli Kobakhidze akuzoi opozitën dhe mbështetësit e saj për mbjellje të destabilitetit.

Demonstratat janë kundër vendimit të Kobakhidzes për të pezulluar negociatat e pranimit të vendit në BE më 28 nëntor dhe kanë vazhduar për të gjashtën ditë në qytete të ndryshme.

Kobakhidze ka pezulluar bisedimet e pranimit në BE për katër vjet pasi Parlamenti Evropian refuzoi rezultatet e zgjedhjeve të vendit të 26 tetorit.

Gjeorgjia, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, ka përfshirë në kushtetutën e saj qëllimin e anëtarësimit në BE.

Në Tbilisi, demonstruesit u mblodhën para ndërtesës së parlamentit në mbrëmje dhe bllokuan rrugën Shota Rustaveli. Policia mori masa të gjera sigurie në zonë.

MARKETING