Gjenocidi në Gaza, të shtunën në Shkup do të mbahet marsh proteste

Gjenocidi në Gaza, të shtunën në Shkup do të mbahet marsh proteste

Nisma “Të gjithë për Palestinën” organizon një marsh proteste për të shprehur solidaritet me popullin palestinez dhe për të dënuar gjenocidin në Gaza. Ngjarja do të mbahet të shtunën, më 4 tetor 2025, duke filluar në ora 12:00, para monumentit “Simfonia e Paqes” në Sheshin e Lirisë.

Marshi do të vazhdojë nëpër pjesën qendrore të qytetit dhe do të përfundojë para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përfaqësues të nismës “Të gjithë për Palestinën” do të jenë të disponueshëm për deklarata për mediat në pikën e nisjes dhe në pikën përfundimtare të marshit.

Ngjarja është pjesë e një lëvizjeje globale të solidaritetit dhe rezistencës kundër krimeve të luftës dhe rrethimit të Gazës, dhe synon të kujtojë se krimet kundër njerëzimit nuk duhet të injorohen.

MARKETING