Gjendje e rëndë shëndetësore e Ivica Daçiçit, 72 orët e ardhshme vendimtare

Gjendje e rëndë shëndetësore e Ivica Daçiçit, 72 orët e ardhshme vendimtare

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa mjekët theksojnë se 72 orët e ardhshme janë vendimtare për jetën e tij.

Dr. Spasoje Popoviq, ndihmësdrejtor i Klinikës për Pulmologji në Qendrën Klinike të Serbisë dhe një nga mjekët që po kujdesen për të, deklaroi se Daçiç është i vendosur në respirator, me pneumoni dypalëshe.

“Është në respirator, ka pneumoni në të dy mushkëritë dhe po merr të gjithë terapinë e nevojshme. Po luftojmë për jetën e tij dhe 72 orët e ardhshme janë kyçe”, ka deklaruar dr. Popoviq, raportojnë mediat serbe.

Sipas informacioneve të para, gjendja e ministrit është përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit, veçanërisht në orët e fundit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka vizituar Daçiçin në spital, ku ai po trajtohet në gjendje të rëndë.

MARKETING