Gjendje e jashtëzakonshme në New York – stuhia shkaktoi përmbytje, pamje dramatike nga qyteti amerikan
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në New York pasi stuhitë shkaktuan përmbytje masive.
Shumë prej sistemeve të metrosë, rrugëve dhe autostradave të qytetit u përmbytën, ndërsa të paktën një terminal në aeroportin LaGuardia u mbyll gjatë ditës së djeshme.
Në disa pjesë të qytetit ka rënë shi deri në 20 centimetra, raporton cnn.
Major flooding in Brooklyn today. It’s crazy out here. Everyone stay home and be safe. #brooklynflooding pic.twitter.com/LGKK9BTwSV
— shaone (@shaonedon) September 29, 2023
Guvernatorja Kathy Hochul ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në New Jork, Long Island dhe Luginën Hudson, “për shkak të reshjeve ekstreme që po shohim në të gjithë rajonin”.
Kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams paralajmëroi njerëzit se koha është për “vigjilencë të shtuar dhe kujdes ekstrem” pasi ishte vendosur një gjendje e jashtëzakonshme.
“Disa nga metrotë tona janë të përmbytura dhe është shumë e vështirë të lëvizësh nëpër qytet”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Ndryshe, autoritetet amerikane deri më tani nuk kanë raportuar për viktima, pos për dëme të shumta materiale.
Emergency in nyc pic.twitter.com/oNl1idC937
— EveryThing Plus ULTRA (@EveryTPlusULTRA) September 29, 2023