Gjashtë zjarre aktive dhe katër nën kontroll

Gjithsej 21 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat gjashtë janë aktivë, katër janë nën kontroll dhe 11 janë shuar, janë regjistruar deri në orën 18:30 pasdite.
Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), aktive janë zjarret në Komunën e Vasilevës, Radovishit dhe Berovës – fsh. Niviçinë, malet Golem Goten dhe Malet e Maleshevës (pyll i ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët), në Komunën e Çuçer Sandevës – pranë përçuesit (pyll), në Komunën e Prilepit – fsh. Beshishtë, vendi i quajtur Kodra e Beshishtës (pyll i përzier), në Komunën e Zhelinës – mes fshatrave Cerovë dhe Grupçin (pyll i ulët dhe i degraduar), në Komunën e Tearcës – fsh. Tearcë (vegjetacion i ulët), dhe në Komunën e Shtipit – fshatrat Dragoevë dhe Selcë (pyll i ulët – me ferra dhe bar i thatë).
Nën kontroll janë zjarret në Komunën e Prilepit – mes fshatrave Careviq dhe Smollanë, vendi i quajtur Radobilski Rid (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët), në Komunën e Makedonski Brodit – fsh. Latovë, vendi i quajtur Markova Stapalka (shkurre dhe bar i thatë), në Komunën e Makedonski Brodit – fsh. Greshnicë (pyll i përzier dhe bar i thatë), në Komunën e Makedonski Brodit – mes fshatrave Lokvicë dhe Krapë (pyll i degraduar me dushk, shkurre dhe vegjetacion i ulët).
Sipas QMK-së, janë shuar zjarret në Komunën e Manastirit – fsh. Novo Lagovë (vegjetacion i ulët), në Komunën e Demir Kapisë – pranë tuneleve të autostradës E-75 (vegjetacion i ulët), në Komunën e Dibrës – fsh. Rajçicë (pyll i ulët), në Komunën e Bogovinës – fsh. Pirok (vegjetacion i ulët), në Komunën e Novacit – fsh. Sërpci dhe fsh. Mogillë (vegjetacion i ulët), në Komunën e Kumanovës – lagjja Sredorek (mbeturina), në Komunën e Kumanovës – lagjja Sredorek (mbeturina), në Komunën e Kumanovës – lagjja Karposh, rr. 154 (vegjetacion i ulët), në Komunën e Kumanovës – rr. Nikola Tesla (vegjetacion i ulët), në Komunën e Ohrit – rr. Arif Mustafa (vegjetacion i ulët), në Komunën e Ohrit – rr. Stiv Naumov, vendi i quajtur Tumba (vegjetacion i ulët).