Gjashtë të vdekur nga fundosja e një varke me emigrantë në Kanalin anglez

Gjashtë të vdekur nga fundosja e një varke me emigrantë në Kanalin anglez

Gjashtë emigrantë humbën jetën kur anija në të cilën ndodheshin u mbyt në Kanalin Anglez në brigjet e Sangat (Pas-de-Calais), sipas rrëfimit të fundit të autoriteteve franceze.

Sipas prokurorisë publike të Boulonjës, kërkimet vazhdojnë për të gjetur 5 deri në 10 pasagjerë të zhdukur, ndërsa 55 të mbijetuar janë duke u kujdesur nga shërbimet e urgjencës.

Anija u pikas duke u fundosur “herët në mëngjes” nga anija patrulluese franceze Cormoran, e cila nisi menjëherë një operacion shpëtimi.

Një numër njerëzish u panë duke u nxjerrë nga një varkë shpëtimi me barela në Dover. Ende nuk dihet se sa të rënda janë lëndimet e tyre.

RNLI tha se një ekuipazh i varkës së shpëtimit u nis pak para orës 04:00 me orën lokale.

Më shumë se 100,000 njerëz kanë bërë kalimin e rrezikshëm në kanalin La Mansh që nga viti 2018, sipas shifrave të kësaj jave. Të enjten, 755 persona u kapën duke mbërritur në Britani, ku autoritetet thanë se kjo ishte një shifër rekordi për vitin e deritanishëm.

MARKETING