Gjashtë të vdekur në aksidentin e avionit privat afër Los Anxhelosit

Gjashtë të vdekur në aksidentin e avionit privat afër Los Anxhelosit

MARKETING

Gjashtë persona në bordin e një avioni të vogël vdiqën kur ai u rrëzua dhe u dogj në një fushë pranë një aeroporti afër Los Anxhelosit të shtunën, thanë autoritetet lokale dhe federale.

MARKETING

Sample Image

Avioni, një aeroplan biznesi Cessna C550, po udhëtonte nga Las Vegas dhe u rrëzua pranë aeroportit French Valley në Riverside, rreth 137 km në jug të Los Anxhelosit, rreth orës 4:15 të mëngjesit, tha në një deklaratë Administrata Federale e Aviacionit.

“Pasagjerët dhe piloti që vdiqën ishin të gjithë të rritur”, tha Elliott Simpson, një hetues i aviacionit për Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit, në një konferencë shtypi.

Aeroplani në pronësi private u rrëzua 500 metra larg pistës në aeroportin e vogël, pasi iu desh tw ulej pa dashje, pwr shkak tw kushteve jo tw mira.

“Kushtet dukej se i kishin përmbushur standardet minimale për një ulje në aeroport”, tha  Simpson.

MARKETING