Gaza, vriten edhe dy ushtarë izraelit

Gaza, vriten edhe dy ushtarë izraelit

Ushtria izraelite njoftoi se dy ushtarë të tjerë u vranë në përleshjet në Rripin e Gazës, të cilin e bombardon prej më shumë se 2,5 muajsh, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite, thuhet se në konfliktin në Rripin e Gazës janë vrarë nënoficeri Nitai Maizels (30) nga Brigada e 14-të e Blinduar dhe Rani Tamir (20) nga Batalioni i 50-të i Brigadës Nahal.

Sipas të dhënave të fundit të ushtrisë izraelite, që nga 7 tetori, kur nisën sulmet në Rripin e Gazës, janë vrarë 489 ushtarë izraelitë, 156 prej të cilëve gjatë procesit të pushtimit tokësor.

MARKETING