Gaza shpërthen në festë pas lajmit për armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit

Gaza shpërthen në festë pas lajmit për armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit

Pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamasi miratuan fazën e parë të një plani për armëpushim në Rripin e Gazës, palestinezët mbushën rrugët e qytetit Khan Younis në jug të enklavës, duke festuar deri natën vonë.

Në festimet që vazhduan në të gjithë qytetin, palestinezët shprehën shpresën e tyre se lufta e gjatë do të përfundojë.

Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamasi nënshkruan fazën e parë të një marrëveshjeje të propozuar nga ShBA-ja për Gazën.

Plani 20-pikësh, i njoftuar për herë të parë më 29 shtator, përfshin lirimin e të gjithë pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, një armëpushim, çarmatimin e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë gati 67.200 palestinezë në enklavë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Bombardimet e pamëshirshme e kanë lënë Rripin e Gazës kryesisht të pabanueshëm, duke çuar në uri dhe sëmundje të përhapura.

MARKETING