Gaza regjistron 185 vdekje nga uria në gusht, numri më i lartë mujor që nga fillimi i luftës

Gaza regjistron 185 vdekje nga uria në gusht, numri më i lartë mujor që nga fillimi i luftës

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të martën se 185 persona, përfshirë 12 fëmijë, kanë vdekur nga uria në gusht, shifra më e lartë mujore e regjistruar që nga fillimi i luftës së Izraelit në enklavë gati dy vjet më parë, transmeton Anadolu.

Ministria tha se 70 nga vdekjet ndodhën pasi sistemi i monitorimit të urisë i mbështetur nga OKB-ja, Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC), e shpalli zyrtarisht Gazën zonë urie muajin e kaluar.

Zyrtarët e shëndetësisë raportuan se më shumë se 43 mijë fëmijë nën 5-vjeç vuajnë nga kequshqyerja, së bashku me 55 mijë gra shtatzëna dhe që ushqejnë me gji.

Ata shtuan se 67 për qind e grave shtatzëna tani janë anemike, shkalla më alarmante e dokumentuar në vite.

Ministria paralajmëroi për pasoja katastrofike nëse furnizimet emergjente me ushqim dhe mjekësore nuk dorëzohen menjëherë, duke përmendur përshkallëzimin e shpejtë të vdekjeve të lidhura me urinë.

Izraeli ka vrarë më shumë se 63.500 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

MARKETING