GAZA (PALESTINË)

GAZA (PALESTINË)

Poezi nga Ismail Bilalli

GAZA (PALESTINË)

Krahë të shtrirë
Që shtrëngojnë në duar
Tenxhere
E sahana
Për të marrë
Me lugë
Sa më parë
Një copë jetë
Që përzihet
Nëpër kazana
Uria me kosë
S’bashku
Me bomba
Palestinezë
Po kosit
E ti
Qiell e diell
Po heshtni
Nuk po shihni
Që në tokë
Po ndodh
Gjithë ky tmerr
Nuk po e shihni
Se ndërgjegjen
Njerëzore
E ka mbuluar
Një jorgan
I trashë
Me terr
Njerëzimi
Ka mbetur
Pa sy
Ka mbetur
Pa ndërgjegje
Ka mbetur
Edhe pa shpirt
E nuk po e sheh
Këtë vdekje
Të madhe
Këtë vdekje
Të zezë
Që në ditë të sotit
Po hedh valle
Në Palestinë
Nuk po i sheh
Nënat
Që po mbajnë
Skelete fëmijësh
Në duar
Skelete fëmijësh
Me shpirt
Skelete fëmijësh
Pa shpirt
E me skelete
Fëmijësh
Të vdekur
Në duar
Zotit
I janë drejtuar
E kërkojnë
Prej tij
Ndihmë
Për t’i shpëtuar
I janë drejtuar Zotit
Që t’i tregojnë
Se edhe ata duan
Në tokën e vet
Në këtë planet
Të lirë e të qetë
Të jetojnë

————————–

Ismail Bilalli u lind më 1954 në fshatin Stanaj, Karadaku i Gjilanit. Pas kryerjes së shkollës së lartë, studimet i vazhdoi në Fakultetin Filozofik, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë. Shkruan poezi për fëmijë dhe të rritur si dhe shkrime publicistike për gazeta të ndryshme. Jeton dhe vepron në Kumanovë.

Veprat:

1. „Fëmijët bisedojnë me qiellin”. Poezi për fëmijë, Kumanovë, 2001.

2. „Përtej heshtjes”. Përmbledhje me poezi për të rri­tur, Kumanovë, 2007.

3. „Hija e trëndafiltë”. Përmbledhje me poezi për të rritur, 2018.

4. „Një udhëtim nëpër kujtesë” Prozë, 2022

5. „Lakrës i dhemb koka”. Poezi për fëmijë, Shkup, 2023

6. „Dhjetë dëshmorë, anëtarë të familjes Zimberi të fshatit Sllupçan, të rënë në luftimet e vitit 2001 që u zhvilluan në Maqedoni”. Trajtesë historike-letrare, Shkup, 2024

MARKETING