Gaza: Një tjetër gazetar humb jetën nga sulmi izraelit ndaj tendës së gazetarëve

Ka humbur jetën gazetari Ahmad Mansour, i cili ishte plagosur rëndë pas sulmit që Izraeli kreu ndaj një tende ku qëndronin gazetarët në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, ka humbur jetën gazetari Ahmad Mansour, i cili u plagos dhe pësoi djegie të rënda në trup si pasojë e sulmit të djeshëm të ushtrisë izraelite në një tendë ku po qëndronin gazetarët në qytetin Khan Younis.
Si pasojë e sulmit në fjalë ka humbur jetën një gazetar ndërsa u plagosën 10 persona, përfshirë 9 gazetarë.
Gazetari palestinez Helmi Al-Faqawi humbi jetën nga djegia si pasojë e bombardimit.
Numri i gazetarëve palestinezë që janë vrarë në sulmet e kryera nga Izraeli që nga 7 tetori 2023 e deri më tani në Rripin e Gazës është rritur në 211.
Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj të dhunshme mëngjesin e 18 marsit, pas armëpushimit në Rripin e Gazës që hyri në fuqi më 19 janar.