Gaza: Nga mungesa e rrymës, 100 foshnja e 1100 pacientë me dializë rrezikojnë vdekjen

Gaza: Nga mungesa e rrymës, 100 foshnja e 1100 pacientë me dializë rrezikojnë vdekjen

Hassan Khalaf, drejtori i spitalit Al-Wafa në qytetin e Gazës, tha se spitalet në enklavën e rrethuar janë duke u mbështetur në gjeneratorë të cilët nuk janë të pajisur për të fuqizuar shumë pajisje mjekësore.

Ai deklaroi se aktualisht janë 100 foshnja të porsalindura që mbështeten në pajisjet mjekësore në Gaza, raporton Al Jazeera.

“Këta të porsalindur, ata nuk mund të mbijetojnë, sepse varen në çdo aspekt të jetës nga energjia elektrike dhe pajisjet. Ata janë shumë të vegjël dhe shumë të dobët”, deklaroi Khalaf.
“Janë rreth 1 mijë e 100 pacientë që mbështeten në makinat e dializës për të mbijetuar në Gaza, rrethimi izraelit përbën vrasje masive”, shtoi ai.

Ndër të tjera, drejtori i spitalit tha se gjeneratorët kanë vetëm edhe pak ditë që mund të kryejnë funksione.

MARKETING