Gaza, 27.585 të vrarë që nga nisja e sulmeve të Izraelit

Gaza, 27.585 të vrarë që nga nisja e sulmeve të Izraelit

Të paktën 27.585 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës, duke përfshirë të paktën 107 të vrarë në 24 orët e fundit.

Prej 123 ditësh, Izraeli po kryen sulme të ashpra në Rripin e Gazës, ku banorët janë privuar nga ushqimi, uji dhe gjërat e nevojshme.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se forcat izraelite kryen 12 masakra të tjera në 24 orët e fundit, duke vrarë të paktën 107 dhe duke plagosur 143 palestinezë.

Bilanci i vuajtjeve që nga fillimi i sulmeve izraelite u rrit kështu në 27.585 të vrarë dhe 66.978 të plagosur.

Në deklaratë thuhet se trupat e viktimave ende gjenden nën rrënoja dhe në rrugë, të cilat shërbimet kompetente nuk po arrijnë t’i marrin për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite dhe bllokadës.

MARKETING