Garda Revolucionare e Iranit: Edhe nëse Izraeli ndal sulmet, ne do të vazhdojmë deri në fund

Garda Revolucionare e Iranit: Edhe nëse Izraeli ndal sulmet, ne do të vazhdojmë deri në fund

Në kundërshtim me deklaratën e ministrit të Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Iraniane, Mohammad Pakpour tha se nuk do të ndalen edhe nëse sulmet e Izraelit ndalen, transmeton Anadolu.

MARKETING

Pakpour, deklarata e të cilit u dha në mediat shtetërore iraniane ka thënë se “Edhe nëse sulmet izraelite ndalen, ne do të vazhdojmë punën deri në fund”.

Ai deklaroi se kanë kryer sulme të rënda në përgjigje të sulmeve të Izraelit dhe pretendon se Izraeli ka fshehur humbjet e tij.

“Ne kemi shkatërruar zona të rëndësishme të Izraelit dhe do të vazhdojmë”, tha Pakpour.

Ministri i Jashtëm iranian, Araghchi tha në një deklaratë dje se edhe ata do të ndalojnë sulmet e tyre me raketa nëse sulmet e Izraelit ndalen.

MARKETING