Gara të paligjshme me vetura në Shkup – Policia konfiskon 10 automjete

Gara të paligjshme me vetura në Shkup – Policia konfiskon 10 automjete

Policia ka konfiskuar dhjetë vetura në rrugën “Brigada e Tretë Maqedonase” në Shkup, për shkak të zhurmës së madhe në të cilën u mbajtën garat e egra me vetura.

Në Sektorin për Punë të Brenshme në Shkup më 06.04.2025 është raportuar se në rrugën “Brigada e Tretë Maqedonase”, po zhvillohen gara të egra me vetura, që shkaktuan zhurmë të madhe dhe shqetësim në atë zonë.

“Menjëherë pas raportimit nga Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor në Shkup janë ndërmarrë masa dhe janë konfiskuar 10 vetura të udhëtarëve për shkak të dyshimit të bazuar për mosfunksionim teknik të veturave. Ata do të dërgohen në stacionin e kontrollit teknik ku ekspertët do të konstatojnë nëse veturat janë teknikisht në rregull, dhe nëse i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në komunikacion”, njoftuan nga MPB Shkup.

Vetura të konfiskuara në Shkup. Foto nga MPB.
Vetura të konfiskuara në Shkup. Foto nga MPB.
Vetura të konfiskuara në Shkup. Foto nga MPB.

MARKETING