Gara mes Përparim Ramës dhe Hajrulla Çekut, numërohen mbi 90% të votave
Në kryeqytet, Përparim Rama, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), po mban një avantazh të ngushtë ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Hajrulla Çeko, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Deri në orën 20:34 janë përpunuar 83,149 vota, që përbëjnë 37.38 për qind të totalit prej 222,418 votash në komunën e Prishtinës.
Sipas rezultateve të përditësuara, Përparim Rama (LDK) ka marrë 42,781 vota ose 51.45 për qind, ndërsa Hajrulla Çeko (VV) ka siguruar 40,368 vota ose 48.55 për qind. /Telegrafi

