Ftesa e Borrelit për takim, Kurti: Në fillim të javës së ardhshme do të jap një përgjigje
Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se në fillim të javës së ardhshme do të dalë me një përgjigje sa i përket ftesës së Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian për një takim urgjent në Bruksel për menaxhimin e krizave.
Kështu deklaroi Kurti pasi nderimit që bëri te pllaka në Parkun e të Pagjeturve.
Ai po ashtu foli edhe për shkresën që kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ia ka dërguar Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës.
“Nga Serbia nuk kemi asnjë përgjigje për letrën të cilën e ka dërguar Hoti për hapjen e arkivave atje që të merret vesh e vërteta”, ka thënë Kurti.