Francë, një pacient vdes në spital pasi kishte pritur 3 ditë për shtrat të lirë

Francë, një pacient vdes në spital pasi kishte pritur 3 ditë për shtrat të lirë

Një pacient 91-vjeçar ndërroi jetë në rajonin Grenoble të Francës, i cili për 3 ditë priti shtrat të lirë në urgjencë, transmeton Anadolu.

Duke folur për median “France Bleu”, menaxheri i Emergjencave të spitalit, Marc Blancher tha se kriza e shtretërve po vazhdon prej kohësh. Lidhur me vdekjen e pacientit, Blancher tha: “Çnjerëzore. Ka ditë të tëra që ka situatë katastrofike në spital”.

Ai theksoi se pacientët nuk pranohen më në disa shërbime si psikiatria dhe geriatria për shkak të krizës që po vazhdon prej kohësh në urgjencë. Blancher tha se edhe stafi i spitalit “është rraskapitur” përballë vdekjeve.

Sipas shtypit francez, që nga dhjetori 3 persona kanë vdekur në të njëjtin spital teksa prisnin në radhë për shtretër. Trupi i njërit prej pacientëve të vdekur është gjetur në tualetin e spitalit.

Më tej thuhet se pacientët që nuk pranohen me shoqërues për shkak të kufizimeve të vendosura që nga pandemia e COVID-19 dhe që presin vetëm në radhë vdesin nga “indiferenca”.

Kriza shëndetësore

Sindikata e spitaleve ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike për rastin e fundit të vdekjes.

Kriza shëndetësore, e cila nisi me COVID-19 në Francë, mori përmasa serioze pasi shumë punonjës shëndetësorë dolën në pension dhe disa prej tyre iu drejtuan sektorëve të tjerë për shkak të intensitetit të tepruar.

Në zonat rurale ku është e përqendruar popullsia e moshuar, kapaciteti aktual i shtretërve dhe numri i personelit janë të pamjaftueshëm.

Në dy vitet e fundit në vend, shumë pacientë kanë humbur jetën për shkak të mungesës së kujdesit adekuat shëndetësor.

MARKETING