Franca ndalon fluturimet me distanca të shkurtra

Franca ndalon fluturimet me distanca të shkurtra

Franca ka ndaluar fluturimet e brendshme me distanca të shkurtra ku mund të përdoren mjete alternative si trenat në një përpjekje për të reduktuar emetimet e karbonit.

Sipas BBC, ligji hyri në fuqi dy vjet pasi ligjvënësit votuan për t’i dhënë fund shërbimeve ku udhëtimi mund të bëhej me tren në më pak se dy orë e gjysmë.

Ndalimi përfshin të gjithë udhëtimin ajror midis Parisit dhe qyteteve si Nantes, Lyon dhe Bordeaux, ndërsa fluturimet lidhëse nuk do të preken.

MARKETING